23.4 C
Prizren
E martë, 11 Maj, 2021

Fjalët prekëse të babait të Luran Ahmetit: Mos u hidhëro që nëna jote e përlotur të pret gjithë natën të vish

Poeti Xhabir Ahmeti ka bërë një dedikim prekës për djalin e tij, aktorin e njohur Luran Ahmeti, i cili ditë më parë humbi betejën me koronavirus.

Babai i Luranit e ka shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të djalit të tij.

Lajmi për vdekjen e tij preku të gjithë shqiptarët që njihnin aktorin Ahmeti.

Dedikimi prekës i tij:

PËRKUJTIM PËR DJALIN TIM TË MIRË, LURANIN

Biri im, fjalët e mia pas teje nuk kanë peshë, s’i përfill më Muza, sepse ajo vinte pas buzëqeshjes tënde, jo pas fjalëve të mia. Ti ishe burimi i dashurisë së kësaj shtëpie, ishe një gejzer dashurie për popullin, ti ishe ai që artin e kuptoje si rendin më të lartë të mundshëm, ti i paloje argumentet se dashuria edhe e vërteta janë çelësat të cilët do ta sjellin madhështinë midis nesh, midis këtij populli të përçarë. Ti ishe një burim i pashtershëm i ideve fisnike; brenda teje gufonin ëndrrat më sublime për ta bërë kulturën tonë të njohur në botë përmes artit teatror dhe përmes filmit.

Me net e net të tëra, me vite, rrije para ekranit duke hulumtuar thellësitë e filmit dhe të teatrit. I mblidhje përvojat më të mira të këtij arti që një ditë të shpërthejë talenti yt dhe me kreativitet të rrallë t’i zbulojë gjërat e zgjedhura që i posedojmë si popull, raritetet e veçantitë. Ti nuk i doje mesazhet në art, por origjinalitetin e ngrehinës artistike. Ti besoje se një ditë do të vijë dita jote të derdhësh dritën lëbyrëse të forcës tënde krijuese mbi popullin tonë të përvuajtur. Sepse, thoshe, e vërteta që është me mua i përballon të gjitha pengesat.

Ti na doje neve, prindërve tu, nënën që mbi supet e veta e mban dhembjen e paparë, mua që kam nisur t’i kërkoj fjalët me qiri sepse m’i ka gllabëruar terri që të ndau nga ne, e doje motrën Linda që thur vaje për ty, e doje Edlirën tënde dhe Arbën e vogël, shpirtin e babit që kënaqej kur luante me ty. Na doje të gjithëve aq shumë sa s’përshkruhet. Na ruajte një vjet nga virusi vrastar, e ne ja ku jemi të thyer, të dërmuar, pa ty që e sakrifikove rininë tënde për ne. Nuk na leje të dalim thuajse askund. Nuk ka siguri, nuk ka garanci, nuk ka mbrojtje nga kjo e keqe që e ka vënë përpara botën, na e tërhiqje vërejtjen. Na thoshe: unë jam i ri e përballoj. Juve të pestëve ju kam gjithçka. Duke u kujdesur kështu për ne, e flijove veten, biri im. O biri im!

Biri im, Ti na ike si një zog këngëtar prej duarve dhe ne tash e shohim se s’ishe zogu, por në fakt kemi mbetur pa shtyllën kryesore të shtëpisë. Ti ishe krenaria jonë. Ti ishe dashuria jonë. Ti ishe gëzimi ynë. Shpatullat tua e mbanin këtë shtëpi.

Mos u hidhëro me mua që po belbëzoj kështu, sepse nuk janë me mua, me babin tënd, përcaktorët e vlerave, por kanë mbetur vetëm zëri e duart që më dridhen dhe lotët që më shkojnë rrëke, mos u hidhëro që nëna jote e përlotur pret gjithë natën të vish e ta hapësh derën e të shkosh e ta puthësh që të shtrihet e të pushojë e qetë se e ka djalin në ngrohtësinë familjare, mos u shqetëso kur Edlira ta përmend aq shpesh me pikëllim emrin, sepse ajo nuk do të të harrojë kurrë, mos ia zë për të madhe motrës tënde Lindës që shpesh shpërthen në vaj, sepse është dashuria e motrës që ashtu di të shprehet, mos u pikëllo kur bija jote, Arba jote, nuci i vogël, bukuroshja e vogël e babit, vazhdimisht të thërret e të kërkon ndër yje. Mos biri babit, se ti je me ne, je në zemrat tona, në kujtimet tona më të mira, Aty je Lurani i babit dhe aty do të të mbajmë si lule sa të jetë jeta.

E di Luran, se ka vluar Maqedonia, Kosova Shqipëria dhe Turqia kur morën vesh se ti kishe marrë një udhë të cilën e pata planifikuar për vete e që ti të qëndroje te koka ime. Me mijëra e mijëra njerëz më shkruajnë mua, biri im, për ty artistin e dashur e të preferuar dhe më ngushëllojnë për ty në vend se tash ti të merrje dhjetëra letra ngushëllimi për mua.

Mos të harroj të të tregoj se Arba mbledh lule dhe i vendos te dera e hyrjes së ndërtesës e më thotë: do të vijë babi natën do t’i marrë, sepse ai më sheh nga yjet. Nuk e di se çfarë ka në atë kokën e bukur të Arbës gjashtëvjeçare, por e di se ajo do të rritet me krenari se është bija jote, nuci i babit, bukuroshja e babit, ajo qysh tash të ka shkruar letra që rrallë kush mund t’i shkruajë aq bukur e thotë: “Babi, unë nuk kam njohur babë më të mirë në jetën time”.

Sa shumë të duam, biri im i mirë, biri im i dashur.

Më Shumë

Zvicra e heq Kosovën nga lista e karantinës

Zyra Federale e Shëndetësisë në Zvicër ka publikuar të dhëna të reja në lidhje me rrezikshmërinë e vendeve nga COVID-19. Sipas raportimit të gazetës zvicerane...

Plazhi i Ulqinit që ndihmon gratë rreth fertilitetit, këto ujëra janë kuruese edhe për bronhitis

Nëse si grua keni probleme shëndetësore, apo të gjithë ju që keni edhe probleme me frymëmarrjen gjatë pushimeve të verës në Ulqin, vizitoni ‘Plazhin...

21 vjet nga vrasja e “Drinit”

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren. Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze. Drejtësia vendore e ndërkombëtare,...

Posta e Kosovë vë në qarkullim pullat e reja postare: Shtazët e egra të rrezikuara vendore

Posta e Kosovës, sot me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, më 07.05.2021, vë në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Evropa 2021-Shtazët...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim diplomash në Malishevë

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, ndaj të pandehurit H.M., për shkak...

Bletarët që e rrezikojnë jetën për një ndër mjaltat më të pastra në botë

Bletarët në pjesën perëndimore të Gjeorgjisë rrezikojnë shumë për ta kryer punën e tyre të përditshme. Ata ngjiten në shkëmbinj dhe drunj të lartë...

Kënga e vitit 1886 që flet për shitësin e misrave nga Prizreni në rrugicat e Kostandinopojës

“La Tradition” ka botuar, me 1 janar 1906, në faqet 15-17, një këngë të veçantë popullore shqiptare, kënduar asokohe rrugicave të Kostandinopojës nga një...

Kur pozon në bikini Tayna hiq s’përton ta tregojë ‘zogun’

Tayna ka provokuar sërish. Rep artistja kosovare ndodhet në Maldive, e cila po shijon ca ditë pushime në vendin më të mahnitshëm në botë, shkruan...

30 ditë paraburgim për të dyshuarin në Prizren që e rrahu babain

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë ndaj të pandehurit P.K., për shkak të dyshimit të bazuar se...

Mbërrijnë në Shqipëri edhe 11 mijë e 700 vaksina Pfizer

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë arritur edhe 11 mijë e 700 doza të tjera të vaksinës Pfizer në Shqipëri. Rama tha...

Sot në Suharekë, luhet akti i dytë i finales Ylli-Peja

Të dielën (sot) do të zhvillohet sfida e dytë e finales së plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës...

Edhe Peja do të ankohet ndaj vendimeve të FBK-së

Klubi i basketbollit Peja nuk është i kënaqur me vendimet që i mori sot Federata e Basketbollit të Kosovës. Verdhezinjtë e fituan me rezultat zyrtar...

KOK-u dënon dhunën e shfaqur në basketboll ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka ndjekur me shqetësim të madh dhunën në ndeshjen e basketbollit ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës, e vlefshme për...

Gastronomët duan lirim të masave: S’jemi paguar ende për dy javët që u mbyllë

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të bëjë një plan për sezonin veror, pasi iu ishte premtuar se...

PDK në Prizren akuzon Haskukën se ka kthyer dy zëvendësdrejtorë të shkollave

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren ka reaguar ndaj kthimit të dy zëvendësdrejtorëve të larguar më parë të shkollës fillore “Lekë Dukagjini”...

Manchester City për herë të parë në finale!

Manchester City kualifikohet për herë të parë në finale të Champions League. Sitizens fituan 2-0 në shtëpi ndaj PSG, kur edhe takimin e parë...

Lajmet e Fundit