“Pazaret me hetime”, prokurorja Gashi nga Prizreni: Është tendencë për të më diskredituar

Ervehe Gashi, prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka thënë se raportimet në medie për përfshirjen e saj në njërën nga aferat e mëdha të keqpërdorimeve në rajonin e Prizrenit, nuk janë të vërteta, raporton Ekonomia Online.

Dardan Hoxha, i dënuar për legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, në emisionin “Kallxo Pernime” ka rrëfyer se ka paguar mbi 5 mijë euro mito, para këto të cilat, sipas tij, i janë kërkuar për të lehtësuar lëndën në Prokurorinë e Prizrenit.

Dosja e tij ishte hetuar nga prokurorja Ervehe Gashi.

Në një konferencë për medie, Gashi tha se gjithë kjo është një tendencë për ta diskredituar atë në publik.

“Para jush do të shpalosi atë që është e vërtetë. Meqenëse sistemi prokurorial dhe këshilli prokurorial nuk ka marrë asnjë veprim për të më mbrojtur nga akuzat e mia jam e detyrua mbrojtjen ta bëjë vetë. Ky emision në syrin e profesionistit shihet se është i manipuluar ku e bazon deklaratën në babë e bir. Emisioni publikon vetëm pamje dhe videoincizime. Autori i emisionit publikon në mënyrë të cenzuruar audio që vërtetojnë faktin se burri im nuk ka qenë dijeni se dikush ka marrë para në emër të tij. Dhe mua më përfshinë në këtë ngjarje për dallaveret mes personave të përfshirë. Në emision i dënuari e pranon se e ka kryer këtë inskenim për hakmarrje ndaj meje. Autori i emisionit i dënuar Dardan Hoxha është në kërkim”, tha ajo.

Më Shumë

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

‘As të gjallë, as të vdekur’ –Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

Në ditët e fundit të korrikut të vitit 1924, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me...

Lajmet e Fundit