6.8 C
Prizren
E martë, 5 Nëntor, 2024

Forcohet Euro në raport me Lekun

Valuta evropiane, Euro, ka nisur të forcohet ditëve të fundit në Shqipëri në raport me Lekun.

Pas një jave relativisht pozitive, Euro e ka mbyllur sot me një rënie të lehtë të vlerës teksa është blerë sot me 109.2 lekë dhe është shitur me 111 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan e ka kapërcyer me në fund pragun e 100 lekëve teksa regjistron edhe sot një rritje të ndjeshme të kuotës duke u blerë me 100.6 lekë dhe duke u shitur me 103 lekë në raport me një ditë më parë, raporton ScanTv.

Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një rënie të lehtë pas rritjes konstante që shënoi gjatë kësaj jave teksa është blerë sot me 113.2 lekë dhe është shitur me 115.7 lekë në raport me ditën e enjte.

Funta britanike sakaq vijon të rikuperojë pikë në vlera të konsiderueshme duke ndjekur kurbën e Dollarit amerikan teksa blihet sot me 126.2 lekë dhe shitet me 128.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Kujtojmë se në pikun e sezonit turistik, 1 Euro këmbehej me 100 lekë shqiptare. /Klankosova.tv

Më Shumë

54 aksidente për një ditë në Kosovë, shqiptohen rreth 1800 gjoba trafiku

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 1 mijë e 764 gjoba trafiku.   Sipas policisë, janë regjistruar edhe 54 aksidente, 21 me të...

Aulona Muhadri shpallet MVP e xhiros së katërt

Basketbollistja e Bashkimit, Aulona Muhadri, është shpallur MVP e xhiros së katërt në Superliga Femrat. Muhadri shkëlqeu në derbin ndaj Penzës, që përfundoi me rezultat...

Lajmet e Fundit