Prindërit ankohen për mosfunksionim të platformës e-Kosova

Në platformën e-Kosova sot është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5 dhe 6-9.

Por përkundër kësaj prindër të shumtë janë ankuar se nuk kanë mundur të aplikojnë për shkak se sipas tyre, faqja nuk po funksionon.

Ndryshe, Ministria e Arsimit të enjten mbrëma ka njoftuar se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, dhe nga 30 euro për nxënësit e klasave 6-9./EO

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit