18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Fqinji vret me thikë shqiptarin pas një zënke

imageNjë shqiptar 23-vjeçar u vra në Pavia, nga fqinji i tij, i cili e plagosi me thikë në gjoks, pas një grindje të dhunshme mes tyre.

I riu, Novi Kaçorri, u qëllua në një ndërtesë në sheshin “Italia” dhe më pas u transportua për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, por fatkeqësisht ndërroi jetë një orë pas plagosjes.

Ndërkohë, personi, i cili e plagosi u largua menjëherë. Policia është duke ndjekur gjurmët e tij. Ajo është duke punuar për të zbardhur më tej ngjarjen.

Sipas medieve italiane besohet se ka pasur një konflikt të hershëm mes dy personave. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, kur nisi sherri mes tyre.

Policia ka marrë në pyetje të dashurën dhe motrën e shqiptarit të vrarë, në mënyrë që të rindërtojë marrëdhënien

Më Shumë

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë...

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Lajmet e Fundit