-4.2 C
Prizren
E martë, 25 Janar, 2022

Gashi: Sa herë vizitorët të vijnë në këtë Kullë gjithmonë do ta ndjejnë se populli shqiptar lirinë e shkroi me gjak

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në vënien e gurthemelit të Kullës së Shaban Manxhollit në Mikushnicë.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se “njëzetë vjet pas çlirimit të Kosovës, dekada të tëra pas luftërave të Azem Bejtës, Shaban Polluzhës, Tahir Mehës, Kryetrimit të UÇK-së, Adem Jasharit, vendosëm gurë themelet e Shtëpisë Muze, Kullës të, një ndër luftëtarëve më besnik të Lëvizjes Kaçake, bashkëluftëtarit të Azem Bejtës e Shaban Polluzhës, luftëtarit guximtar dhe sypatrembur të Drenicës dhe të mbarë shqiptarisë, atdhetarit, Shaban Manxholli.Jeta e Shaban Manxhollit, sikur edhe e bashkë kohanikëve të tjerë trima, Ahmet Delia, Ramë Islami, Shaqir Smaka, Halit Bajrami, Hazir Rama, Kamber Loshi, Sejdi Meta, Isuf Rexha, Shote Galica e shumë të tjerë, ishte luftë e pa ndalur për mbrojtjen e tokave të parëve tanë, luftë për nderin, krenarinë e rrënjëve tona, gjakut, identitetit dhe emrit shqiptar” tha ministri Gashi.

Tutje ministri Gashi u shpreh i lumtur dhe shumë i nderuar që në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, së bashku me popullin trim, të Drenicës po i vendosim gurë themelet e Shtëpisë Muze/ Kullës së atdhetarit, Shaban Mangjolli, të cilin shkrimtari e , kishte portretizuar si ‘Kaçaku i gjatë si një Flamur’” tha ministri Gashi.

“Mbi themelet e kësaj Shtëpie Muze, Kullës së Shaban Manxhollit, përjetë do të zë rrënjë edhe një copë e kujtesës sonë historike, për rrugëtimin tonë, nga robëria deri te liria, çlirimi dhe shtet ndërtimi i Republikës së Kosovës. Sa herë që, rinia dhe vizitorë tjerë të vijnë në këtë Kullë të krenarisë shqiptare, gjithnjë dhe gjithmonë do ta ndjejnë se, populli shqiptar, lirinë e tij e shkroi me gjakun e vetë” shtoi ministri Gashi.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe kryetari i Komunës së Skenderajit Bekim Jashari si dhe deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

IKSHPK: Vaksiohuni se Omicron po përhapet me intensitet të lartë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID-19. IKSHPK ka theksuar se varianti Omicron...

1840 tiketa trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë, Policia ka shqiptuar 1840 tiketa trafiku. Sipas raportit janë shkaktuar 32 aksidente trafiku me dëme materiale e...

Moti sot: Temperatura në minus dhe reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot priten reshje shiu dhe bore. Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të...

Shqiptarët grabisin në shtëpinë e legjendës së Milanit, vjedhje spektakolare e kasafortës

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi janë kapur në tentativë për të grabitur banesën e Giovanni “Gianni” Rivera, politikani dhe...

Konfirmohen 3,206 raste me coronavirus në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11.883 testime, 3,206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv...

Latifi dhe drejtoresha Sallteku takohen me punonjësit shëndetësorë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Saranda Sallteku, kanë vizituar...

Zakaria në radarin e Bayern Munich

Bayern Munich do të përfitojë nga situata e kontratës së mesfushorit të Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria, pasi thuhet se e ka ndjekur atë për...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia rasti është lajmëruar të martën nga babai i saj. Ai ka thënë se...

Gjyqtari nga Prizreni Fahret Vellija zgjedhet anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Fahret Vellija, ka marr besimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës...

Ambasadori gjerman: Lajm i mirë përparimi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka thënë se është lajm i mirë që Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit. Përmes një postimi në Twitter,...

Kurti: Me kthimin e bllokut B2 në funksion po paguajmë çdo orë 50 mijë euro import më pak

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me kthimin e bllokut B2 të termocentralit “Kosova B” në funskion, tashmë për çdo orë po paguhen 50...

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë po trajtohen me COVID -19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se trajtim mjekësorë aktualisht janë duke marr 111 pacientë të gjithë të pozitiv me COVID-19. Përveç...

Dhunë në Suharekë, babai tenton të sulmojë fizikisht vajzën e tij

Një rast I dhunës ka ndodhur në Suharekë. Babai ka tentuar të sulmojë vajzën me shufër. Suharekë 21.01.2022 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar...

Ralf Rangnick: Pogba duhet të luajë mirë me Manchester United, mund ta ndihmojë vetën për t’u transferuar diku!

Ralf Rangnick pranon se Paul Pogba mund të përdorë muajt e fundit të sezonit si trampolinë për ta ndihmuar atë të largohet nga Manchester...

Mbi 2 mijë të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv...

Caktohet ekspertizë financiare në gjykimin ndaj menaxherit të prokurimit në Dragash

Pranë, Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, ka vazhduar edhe sot gjykimi ndaj të akuzuarit Nuro Ismaili., i cili po...

Lajmet e Fundit