11.5 C
Prizren
E shtunë, 18 Tetor, 2025

Gilardino në Crystal Palace?

Roy Hodgson mund të bëjë një transferim ‘shokues’ duke e sjellur Alberto Gilardino-n në Premier Ligë.
Ekipi i Crystal Palace është duke kaluar nëpër një formë të dobët në fillim të këtij sezoni, duke humbur shtatë ndeshjet e para, e madje nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka pranuar 17 të tillë,

Për t’i përkeqësuar edhe më shumë gjërat, sulmuesi kryesor i tyre, Christian Benteke do të mungojë gjashtë javë për shkak të lëndimit, ndërsa edhe sulmuesit e tjerë Wilfried Zaha dhe Connor Wickham janë të lënduar, duke lënë skuadrën me vetëm një opsion në sulm, Bakary Sako.

Sipas ESPN, kjo situatë ka bërë që ‘Shqiponjat’ të konsiderojnë mundësinë e transferimit të 35 vjeçarit italian i cili është pa ekip, që nga largimi nga Pescara në fund të sezonit të kaluar. Gilardino e ka kaluar pothuajse të gjithë karrierën e tij në Serie A, ku ka luajtur për ekipet e njohura si, Milan, Fiorentina, Genoa, Parma, Palermo, Bologna, Verona, Empoli, Piacenza dhe Pescara, ndërsa një sezon ka luajtur në ekipin kinez, Guangzhou Evergrande.

Më Shumë

Heroi i ndeshjes me Serbinë, Rei Manaj, shpërnda mesazhin: Ishte për Kosovën

Pas një nate historike për Kombëtaren shqiptare, Rey Manaj është shndërruar në simbolin e fitores ndaj Serbisë. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol spektakolar që...

Liria lëshon fitoren në fund, barazon 2:2 me Trepçën në Prizren

Liria dhe Trepça kanë ndarë pikët në një ndeshje dramatike të Javës së XI të Ligës së Parë, e zhvilluar sot në stadiumin “Përparim...

Lajmet e Fundit