2 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve – në Prizren gruaja dhe burri dërgohen në siptal pasi ishin rrahur mes vete

Në raportin e saj  policia e Kosovës bënë të ditur që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhurgjashtë raste të dhunës në familje.

Sipas policisë 5 prej këtyre rasteve kishin ndodhur në qytetin e Prizrenit dhe një rast në qytetin e Suharekës.

Madje njëri prej rasteve të dhunës në familje në Prizren, ishte edhe më specifik sipas policisë burrë dhe grua ishin dërguar në mbajtje për shkak se ishin rrahur mes vete.

Rastet e dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit:

Suharekë, 28.02.2022 – 01:00. Viktima femër kosovare ka informuar se vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

Prizren, 27.02.2022 – 17:30. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e gruar të dyshuar kosovarë, pasi që janë rrahur në mes veti. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren, 18.12.2022 – 11:00. Viktima femër kosovare ka informuar se ndaj saj, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë burri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.

Prizren, 28.02.2022 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj rejës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 28.02.2022 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familjen e tij saktësisht ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren, 28.02.2022 – 15:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (burri i saj) në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Më Shumë

Super ndeshjen në Prizren e fiton Bashkimi

Në një super ndeshje, super atmosferë dhe shumë rikthime, Bashkimi fiton dramën ndaj GO+ Pejës  78:74, raporton PrizrenPress. Takimi ishte shumë interesant, ku verdhezinjtë e nisën...

Dardanët kërkojnë fitore në Prizren, Kosova përballë Sllovakisë në rrugën drejt EuroBasket 2029

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zbresë sërish në parket për ndeshjen e dytë parakualifikuese drejt FIBA EuroBasket 2029, ku përballë do të...

Lajmet e Fundit