Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se viktima dyshohet që ka bërë vetëvrasje.
“Dyshohet për vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit rasti po trajtohet si ‘Hetim i vdekjes’”, deklaroi ai.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për Telegrafin se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Sot rreth orës 08:40, Stacioni Policor-Rahovec është njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm – Komuna Rahovec, viktima mashkull/kosovar lindur në vitin 2003 e kishte varë veten. Patrulla policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”.
“Njësitet relevante të policisë dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes me vendimin e të cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti do të trajtohet si ‘Hetim i vdekjes’”, deklaroi Elezaj.