Nis pagesa e 100 eurove edhe për pjesën e mbetur të sektorit privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot është procesuar pagesa prej 100 eurove për 14 mijë e 42 punëtorë të sektorit privat, të cilët është dashur të plotësojnë kriterin kohor.

Sipas Muratit, ata që nuk kanë plotësuar kriteret për të marrë pagesën e 100 eurove prej Qeverisë së Kosovës, janë njoftuar në email, me sqarime dhe arsye pse nuk janë kualifikuar.

“Sot është procesuar pagesa prej 100 euro për 14,042 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur të plotësojnë edhe kriterin kohor. Njëkohësisht, ata që nuk kanë plotësuar kriteret, kanë pranuar në email edhe vendimin që sqaron arsyen se pse nuk janë kualifikuar, paga mbi 1,000 euro, kanë përfituar njëherë nga masa, aplikime të dyfishta”, ka shkruar Murati në Facebook.Për pjesën tjetër të sektorit privat, shpërndarja e 100 eurove kishte filluar në fillim të muajit maj.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit