11.3 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Gjimnazi “Gjon Buzuku” fillon mësimin në distancë përmes “Google Classroom”

Nga sot Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka filluar platformën e mësimit në distancë në Google Classroom.

Si rezultat i përhapjes të COVID-19 edhe në vendin tonë, mësimi është pezulluar deri me 27 mars, dhe jo vetëm. E që nxënësit të mos e kalojnë kohën kotë, ata tashmë do të kenë mundësinë që të inkuadrohen në këtë platformë.

Jeronim Susuri, Drejtor i kësaj shkolle e ka dhënë njoftimin për këtë iniciativë, duke bërë me dije se vetëm sot kanë marrë pjesë mbi 800 nxënës të kësaj shkolle, transmeton 04online.

“Të nderuar prindër, mësimdhënës dhe nxënës të gjimnazit “Gjon Buzuku”,

Duke shpresuar që këtë gjendje ta kalojmë sa më shpejtë dhe pa pasoja, ne si shkollë me vetë iniciativë dhe me mbështetje të disa mësimdhënësve sot e filluam platformën e mësimit në Google Classroom.

Janë formuar të gjitha paralelet, kujdestarëve dhe kryetarëve të klasave u janë dërguar kodet e klasave, dhe mbi 800 nxënës për ditën e parë janë inkuadru në këtë platformë.

Sot me që ishte dita e parë dhe testimi i kësaj platëforme, kemi filluar me 3 lëndë: Matematikë, Astronomi dhe Gjuhë Angleze, nga nesër do të shtohen edhe lëndët tjera.

Për nxënësit që ende nuk janë pjesë të kësaj platëforme, të kërkojnë nga kryetari i klasës apo kujdestari i klasës kodin e klasës ose të dërgojnë email në këto add:

Klasat e 10: [email protected]
Klasat e 11: [email protected]
Klasat e 12: [email protected]

Një falenderim për gjithë mësimdhënësit që po e përkrahin këtë iniciativë, e në veçanti:
Prof. Kujtim Baraliu
Prof. Afrim Shemsidini
Prof. Driton Mallaku,
si dhe Këshillin e nxënësve.

P.s: Të gjithë mësimdhënësit tanë që dëshirojnë të kontribuojnë me mësime-materiale, video apo detyra të dërgojnë në emailin sipas nivelit të klasave që ëshë njësia mësimore të shënuar më lartë.

Më Shumë

Policia në Prizren thotë se në vitin 2025 veprat penale shënuan ulje prej 2.7%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2025, aty ku thuhet se është shënuar një ulje prej...

Sot në Prizren nis spektakli i basketbollit

Nga sot deri më 15 shkurt, palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të bëhet epiqendër e basketbollit, me dy turne të rëndësishëm që priten...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit