Shehu: Parku i Inovacionit në Prizren nuk do të shndërrohet në karantinë

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, ka thënë se Parku i Inovacionit nuk do të shndërrohet në karantinë për të prekurit nga koronavirusi.

“Këtë e kemi thënë disa herë si qeverisje lokale, por më duhet të përsëris pasi kreu i një partie opozitare po përhap dezinformata në opinion krejtësisht për qëllime politike”, ka thënë Shehu.

“Komuna jonë ka ndërmarrë të gjitha masat të urdhëruara nga Ministria e Shëndetësisë, stafi mjekësore është mobilizuar maksimalisht si dhe për momentin kemi edhe mjete të mjaftueshme për tu përballur me epideminë e koronavirusit”.

“Nuk ka vend për panik, e aq më pak për përhapje të dezinformatave”.

“Të gjithë ata që duan të kontribuojnë këto ditë për të mirën e përbashkët janë të mirëseardhur”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Lajmet e Fundit