2.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Golat e Xhakës e Shaqirit- Albin Kurti i ndan dy mendime të shpejta, godet politikanët kosovarë

Lideri i VV’së Albin Kurti ka shkruar për dy shqiptarët, Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin, që mbrëmë mposhtën Serbinë në Rusi, duke luajtur për Zvicrën. Duke e kujtuar këtë moment, Kurti thotë se i ka dy mendime të shpejta.
Postimi i tij i plotë:

Dy shqiptarë të talentuar, Xhaka e Shaqiri ia dhuruan sot fitoren ekipit kombëtar të Zvicrës, që fitoi 2 me 1 përballë Serbisë, në Kupën e Botës.

Dy mendime të shpejta dua t’i ndaj me juve.

I pari: Shqiptarët, si çdo popull, kanë mundësi të nxjerrin talente të nivelit botëror. Por terrenin për zhvillim deri më sot këto talente e kanë gjetur vetëm në tokë të huaj, në mërgim. Jemi ne, është Lëvizja ajo që ka detyrën të krijojë terrenin e përshtatshëm për zhvillimin e talenteve. Sa i përket sporteve, detyra jonë ka për të qenë ndërtimi i hapësirave bashkëkohore për stërvitje e lojë, masivizimi i sportit amatorial dhe specializimi serioz në sportin profesional, dhe kujdesi për talentet. E sigurisht, në aspektin politik, do të përpiqemi të punojmë për bashkimin e kampionateve me Shqipërinë, me synim përfundimtar edhe njësimin e kombëtareve. Vetëm ashtu do të mbërrijmë që t’ua mundësojmë talentëve tanë që ta përjetojnë atë sukses e atë gëzim edhe për atdheun e vet.

Së dyti: Shumë politikanë që bëjnë politikë pazaresh dhe kontrabandë me Serbinë, që kanë dëmtuar vazhdimisht Kosovën me pjesëmarrjen në negociatat pa parime, sot po ekzaltohen pse kombëtarja e Serbisë humbi lojën. Kinse patriotë? Hipokrizi.

Megjithatë, urime Xhakës e Shaqirit, për ndeshje të bukur – paraqitja e tyre na dhuron nga pak dinjitet gjithë ne, shqiptarëve.

 

Më Shumë

Në Prizren promovohet libri “Gjurmë të Postës në trojet shqiptare 1800-1944” i autorit Fadil Smajlaj nga Shkodra

Libri historik “Gjurmë të Postës në trojet shqiptare 1800-1944” i studiuesit Fadil Smajlaj nga Shkodra u promovua edhe në Prizren. Në promovim ishin të pranishëm...

Po vijojnë punimet për ndërtimin e shkollës së re në Krushë të Vogël

Punimet për ndërtimin e shkollës së re në fshatin Krushë e Vogël, që është pjesë e Komunës së Prizrenit, po vijojnë me ritme të...

Lajmet e Fundit