15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Susuri: Ata që po akuzojnë e kanë hallin që të afrimit e tyre nuk u zgjodhën drejtorë

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri i ka dalë në mbrojtje Komisionit që ka përzgjedhur drejtorët e rinj të shkollave.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë shkelje procedurale, në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, shkruan “PrizrenPress”

“Komisioni nuk ka bërë asnjë shkelje të vetme në procedura”, tha Susuri për RTV Besa.

Drejtoria e Arsimit ka publikuar listën me emra të drejtorëve të rinj të shkollave.

Kjo listë është kundërshtuar Vetëvendosje dhe LDK-ja.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, në raportin e tyre, kanë treguar se procesi i zgjedhjes së drejtorëve të rinj është përcjellë me mungesë të transparencës.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka paralajmëruar ndërkaq rishikimin e procesit të zgjedhjes së drejtorëve të shkollave.

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri tha se zërat kundërshtues, nuk po ofrojnë argumente.

“Ata që po flasin e kanë hallin që të afrimit e tyre nuk janë zgjedhur”.

“Unë kryetarit do t’ia përgatisë një raport me CV-në e kandidatëve të propozuara për drejtorë të shkollave”, tha Susuri./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtare: Ylli bëhet me trajner të ri

K.B. Golden Eagle Ylli është bërë më trajneri të ri. Trajneri i njohur zyrtarisht është emëruar në krye të bankinës së skuadrës nga Suhareka. Ylli përmes...

Zafir Berisha synon Prizrenin me Bashkimin Demokratik

Pas dështimit për të siguruar postin e kryetarit të Prizrenit me Nismën Socialdemokrate në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Zafir Berisha ka vendosur ta...

Lajmet e Fundit