6.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Grabitja e shekullit, ‘fluturon’ kontenieri me 100 milionë dollarë

Autoritetet liberiane kanë nisur hetimet për atë që konsiderohet si grabitja e shekullit. Bëhet fjalë një sasi të madhe kartëmonedhash vendase me vlerë 100 milionë dollarë amerikanë, të grabitura teksa hynin në vend përmes portit të kryeqytetit Monrovia.

Shuma e konsiderueshme ndodhej në një kontenier. Kartëmonedhat, të gjitha dollarë liberianë ishin të saposhtypura jashtë vendit dhe do të transportoheshin drejt bankës shtetërore, shkruan Klan.tv. Vjedhja ka ndodhur nëntorin e vitit të kaluar por hetimi nisi më 8 husht.

Presidenti i vendit George Ueah, futbollist i famshëm që në 30 vitet e fundit ka luajtur me ekipe me famë botërore si PSG, Milan, Manchester City e Chelsea, akuzoi qeverinë pararendëse për grabitjen. Shuma e konsiderueshme përbën 5% të buxhetit dhe ka ndikim mjaft negativ në ekonominë e vendit të varfër afrikan.

Më Shumë

P.C Prizreni fiton ndaj Dritës pas vazhdimeve

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore dramatike ndaj Dritës me rezultat 109:108, pas një ndeshje tejet interesante që u vendos në kohën shtesë. Koha e...

Flaka Loxha e bronztë në Sofia European Open 2026

Xhudistja Flaka Loxha ishte e lirë në xhiron e parë, kurse në të dytën mposhti me Ippon, Silvia Pellitteri nga Italia. Në çerekfinale ajo humbi...

Lajmet e Fundit