3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Gratë që i mbijetuan kancerit bëjnë piktura në Prizren

Më 22 tetor, Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit – TKKK, përmes një aktiviteti të zhvilluar në Prizren shënon muajin botëror për luftë kundër kancerit të gjirit.

Duke e zhvilluar konceptin e rolit të artit në rehabilitimin e pacientëve me kancer, TKKK ka bërë të mundur që një numër i vullnetarëve – paciente që tashmë e kanë mundur këtë sëmundje – të takohen në Prizren.

Me përkrahjen e Zake Prelvukajt, në cilësinë e piktores këto gra përmes pikturimit do t’i shprehin emocionet e tyre dhe përmes ngjyrave në pëlhure do ta prezentojnë një pjesë shumë të rëndësishme emocionale të tyre.

 

Duke konsideruar faktin që karcinoma e gjirit është karcinoma më shpesh e diagnosikuar tek femrat si dhe shkaktari i dytë i vdekjes tek femrat, TKKK kishte për qëllim që përmes kësaj fushate t’u mundësojë të mbijetuarve një formë të socializimit.

Nga ana tjetër, bazuar në të dhënat ndërkombëtare, çdo dy minuta një femër diagnostikohet me karcinomë të gjirit dhe cdo 13 minuta një grua vdes nga kjo sëmundje, shifra këto alarmante që e obligojnë rritjen e vetëdijësimit qytetar edhe përmes fushatave si kjo e sotmja.

Të gjitha pikturat që do të realizohen nga këto evente do t’iu dhurohen institucioneve kosovare si Kryeministrisë dhe Ministrive të tjera me qëllim të rritjes së vetëdijesimit të këtyre institucioneve në luftën kundër kancerit dhe stimulimit për ndërmarrjen e hapave konkretë.

Më Shumë

Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër. Rasti ka ndodhur...

Po restaurohet Kulla e Hajrulla Çantës në Rahovec, aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Punimet për restaurimin e Kullës së Hajrulla Çantës në Rahovec po vazhdojnë pa ndërprerje, duke i dhënë jetë dhe dinjitet një vlere të rëndësishme...

Lajmet e Fundit