-4 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Hajdari nënshkruan vendim për caktimin e çmimit të derivateve

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Qëllimi i vendimit, sipas ministres, është parandalimi i çrregullimit në treg me çmimet e naftës, sidomos gjatë muajit të festave të fundvitit, kur bashkatdhetarët janë të pranishëm në atdhe, e gjithashtu me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës, si dhe për të mënjanuar çrregullimet tjera në treg.

Në bazë të këtij vendimi, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) euro centë për litër, dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) euro centë për litër.

Hajdari thotë se vendimi hynë në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës

Ajo ka thënë se gjatë monitorimit është evidentuar se ka mospërshtatje të çmime të derivateve në krahasim më uljet e mëdha në tregun botëror.

“Nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës përmes Inspektoratit Qendror të Tregut/ MINT, me evidencë ditore për çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës/ MFPT, lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës, është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet e mëdha me ulje të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse në këtë vendim”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Sot Dita e Veteranit të UÇK-së

Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin...

Prizreni e nis vitin 2026 me lindjen e foshnjës së parë mashkull

Në minutat e para të vitit 2026, në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka ardhur në jetë foshnja e parë...

Lajmet e Fundit