27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Hap fushën sportive të mbyllur në Suharekë – iniciohet rast ndaj të dyshuarit

Një personi i cili dyshohet se ka hapur fushën sportive të mbyllur në Suharekë, i është inicuar rasti në Polici, raporton PrizrenPress.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të hënën rreth orës 21:20 është inicuar rasti për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë ndaj të dyshuarit mashkull pasi që i njëjti kishte hapur fushën sportive të mbyllur. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt.

Edhe një rast tjetër i tillë ka ndodhur në këtë qytet, ku është inicuar rast ndaj një të dyshuari pasi ka hapur lokalin e tij.

“Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohen dy prizrenas në Kukës, po trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri

Dy kosovarë janë arrestuar në Kukës, nën dyshimin se po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit janë Sh....

Të gjitha udhët çojnë në Qorr-sokak

Nga Blerim Shala Që merremi vesh të gjithë në futboll dhe në politikë, këtë e kemi ditur qëmoti. Nuk jemi vetëm ne të tillë. Tek...

Lajmet e Fundit