Dolën pas orës 22:30/ Policia ndalon dhjetë persona në Prizren

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim në fund të muajit të kaluar që të ndalohet lëvizja e qytetarëve pas orës 22:30, mirëpo kjo si duket nuk ka qenë e mjaftueshme për 10 qytetarë nga Prizreni, të cilët kanë vazhduar qejfin e tyre edhe pas këtij orari, raporton PrizrenPress.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në këtë qytet ka inciuar raste për 10 persona.

Rastet e plota sipas raportit 24 orësh të policisë:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

Prizren 17.08.2020-01:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar lënda e rastit si më lartë pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Prizren 17.08.2020-02:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar lënda e rastit si më lartë pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Prizren 17.08.2020-23:15. Njësitet policore kanë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovarë me veturë, pasi të njëjtit ishin duke lëvizur në kundërshtim me vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Prizren 17.08.2020-23:15. Njësitet policore kanë ndaluar katër të dyshuar (dy femra dhe dy meshkuj) kosovarë me veturë, pasi të njëjtit ishin duke lëvizur në kundërshtim vendimin e Qeverisë lidhur me parandalimin e virusit Covid-19. Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Lajmet e Fundit