9.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Hapen xhamitë në Shqipëri, bëhen të ditura masat

Të hënën janë hapur xhamitë në gjithë Shqipërinë. Këtë e ka bërë të ditur Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e COVID – 19 në Shqipëri, ka marrë vendim për rifillimin e aktivitetit fetar nëpër xhamitë e të gjithë vendit”, thuhet në njoftim.

Komuniteti i Myslimanëve të Shqipërisë ka njoftuar edhe për masat që do të merren me rastin e hapjes së xhamive. Parashikohet dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi i tyre, marrja e abdesit në shtëpi, mbajtja e maskës dhe dorezave.

Në xhami do të ndalohet shfrytëzimi i hapësirave përcjellëse, ndërsa do të kërkohet mbajtja e distancës. Nuk do të lejohet hyrja e personave me simptoma të sëmurjes dhe ata me sëmundje kronike.

“Nuk lejohen grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç. Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si librat, Kuranet, raftet. Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup”, thuhet ndër të tjerat në njoftimin e Bujar Spahiut, kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Më Shumë

Xhoxhaj sonte synon të mbrojë për herë të dytë titullin e Kampionit të Evropës (EBU)

Ka nisur mbrëmja e madhe e boksit në Lahr të Gjermanisë. Duelit kryesorë mes boksierit kosovar Labinot Xhoxhajt dhe Pezhman Seifkhani, i paraprinë disa...

Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë

Qendra e skijimit në Brezovicë po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike që nga ora 04:30 të mëngjesit, për shkak të erërave të forta...

Lajmet e Fundit