8.3 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Haradinaj kundër masave të reja, kërkon të gjendet mënyra për mbajtjen e dasmave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e që është pjesë e koalicionit qeverisës ka folur për menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga qeveria aktuale. Sipas tij orari i punës së kafeneve dhe restoranteve do të duhej të zgjatej deri në orën 23:00.

Haradinaj vlerëson se duhet të ketë kujdes dhe respektim të masave, por assesi nuk duhet të ngulfatet ekonomia dhe se jeta e qytetarëve të ndalohet.

L
“Unë jam që të zgjatet orari për kafiteritë dhe të gjendet mënyra e mbajtjes së dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare. Nëse restoranti punon deri në orën 21:00 në mbrëmje atëherë nuk e di se si mund të shpëtohen njerëzit duke i mbyllur 2 orë më herët, pra unë them që të shërbejnë deri në orën 23:00 të natës, pra jam që t’i zgjatet orari, të vazhdojë jeta, mirëpo jam që të jenë sa më të kujdesshëm për jetën. Për shembull te dasmat ose ahengjet familjare, aty për shembull përgjegjësi i sallës të jetë përgjegjës për zbatimin e rregullave”, ka thënë Haradinaj për Blic.

Sipas tij vala e dytë e COVID-19 po ndodh në gjithë botën, përfshi edhe Kosovën, e që sipas tij mund të ketë edhe valë të tretë të virusit.

Më Shumë

U hapën LOD Milano–Cortina 2026, Kryeziu dhe Kokaj bartën flamurin e Kosovës 

Me një ceremoni spektakolare janë hapur zyrtarisht Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të zhvillohen nga dje e deri më...

P.C Prizreni në gjysmëfinale

Proton Cable Prizreni është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë te Meshkujt. Prizrenasit fituan bindshëm ndaj Gjakovës 108:48, në...

Lajmet e Fundit