Ka përfunduar para pak çastesh takimi i bllokut.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit ka thënë se blloku është i përgatitur për seancën e ardhshme, mirëpo ende nuk kanë marrë ftesë nga kryesuesja e seancës, Flora Brovina.
E nëse nuk marrin ftesë gjatë kësaj jave, Haradinaj ka paralajmëruar se blloku do të veprojë vet.
“Jemi në përgatitje të seancës së ardhshme. Afërsisht po i nxjerrim detyrat pasi që ende nuk është thirr seanca. Njëra nga detyrat do të jetë edhe thirrja e seancës, nëse ajo nuk thirret deri në fund të kësaj jave ne do të veprojmë.
Në bazë të pikave 126 127 , 126 e presim procesin e dështimit, 127 zgjedhjen për parlamentin.
Ne do të punojmë në këtë drejtim. Është e dhimbshme kohëzgjatja e qeverisjes ë endit nga një qeverisje në ikje, por fal marrëveshjet sonë të 10 qershorit nuk kemi Thaçi 3”, ka thënë Haradinaj.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit tha se, LAN-i është i vendosur të vazhdojë të punoj bashkërisht dhe se pret që Kuvendi i Kosovës të vendos me shumicë votash për krijimin e institucioneve të vendit.
“Biseduam për gjendjen aktuale dhe për nevojë e krijimit sa më të shpejt të institucioneve të Kosovës.
E rikonfimuar poashtu vendosmërinë tonë shumë të drejtë që ne të vazhdojmë deri në fund të projektit tonë pasi që konsiderojmë që oferta jonë është në të mirë të zhvillimit demokratik të Kosovës, në të mirë të ndërtimit të institucioneve të drejta, demokratikë të cilat do të veprojmë për ardhmërinë e vendit tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkarish dhe jemi të bindur se kuvendi i republikës së Kosovës do të vendos me shumicë votash lidhur me institucioneve e ardhshme”, ka thënë ai.