5.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Haradinaj tre muaj në Qeveri, vizat s’u hoqën

Ramush Haradinaj kishte premtuar se tre muaj pasi të zgjidhet kryeministër Kosovës do t’i hiqen vizat me Bashkimin Evropian. Javën tjetër bëhen tre muaj të qeverisë “Haradinaj”, ndërsa vizat për Kosovën ende nuk janë hequr. Gjasat janë që izolimi i vendit të vazhdojë gjatë për shkak të mosmiratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvend, shkruan sot Gazeta “Zëri”

“Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës në Qeveri për liberalizim të vizave me BE-në”.

Ky ishte premtimi më i fortë i Ramush Haradinajt në fushatën e fundit për zgjedhje parlamentare si kandidat i koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) për kryeministër.

Pikërisht javën tjetër bëhen 90 ditë prejse Haradinaj drejton Qeverinë e Kosovës, përderisa vizat me BE-në ende nuk janë hequr e as që pritet të hiqen në një të ardhme të afërt, kryesisht për shkak të mosmiratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend, shkruan tutje “Zëri”.

Derisa zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se është përshpejtuar adresimi i çështjes së demarkacionit dhe, siç thonë ata, liberalizimi i vizave do të ndodhë më shpejt se pritjet e pesimistëve, analistët politikë thonë se premtimi i Haradinajt ishte bërë gjatë periudhës së fushatës dhe si i tillë nuk kishte gjasa të përmbushej…

Më Shumë

Në Rahovec sonte vendoset fituesi i Kupës së Kosovës: Trepça apo Bashkimi?

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës në basketboll, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadrat që aktualisht kryesojnë edhe Superligën,...

Triumfon Eris Bajraj, prek fitoren e dhjetë në boksin profesionist

Boksieri Eris Bajraj ka arritur fitoren e dhjetë në boksin profesionist. Boksieri kosovar e ka mposhtur boksierin nga Venzuela, Flasher Silvën. 24-vjeçari iu deshën pak sekonda...

Lajmet e Fundit