Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter.
Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe për një vit me nënkampionin e Kosovës. Basketbollisti me përvojë më herët ka qenë pjesë edhe e Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, raporton PrizrenPress.

Skuadra prizrenase ka zyrtarizuar po ashtu marrëveshjen e re me Lejson Zeqirin, i cili do të mbetet te portokallinjtë edhe për dy sezone tjera. Zeqiri, që më parë ka luajtur te Prishtina, prej vitesh është pjesë e Bashkimit.
Në përbërjen e ekipit do të vazhdojë edhe amerikani Shanon Shorter. Klubi konfirmoi se ai do të mbetet në Prizren edhe për një sezon tjetër, pas paraqitjeve të mira individuale në edicionin e kaluar.
Shorter pritet të jetë i vetmi basketbollist i huaj që do të vazhdojë me Bashkimin pas ndryshimeve në përbërjen e skuadrës./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
