4.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Hashim Thaçi i vë syrin Presidencës

Hashim Thaci 2Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka përmendur postin (Presidencën e Kosovës) në kontekst të ndërtimit të institucioneve të reja pas marrëveshjes së arritur për koalicion në mes partisë së tij dhe LDK-së.

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i PDK-së ka thënë të premten në ceremoninë e vënies së gur themelit të Fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj se grupet punuese të dy partive janë duke punuar për ndarjen e pushtetit ekzekutiv.

Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka komentuar deklaratën e Thaçit për institucionin e presidentit, sikur që të mbyllur për medie kanë qenë edhe përfaqësuesit e dy partive të angazhuara në grupet punuese.

E çështja e Presidencës jo vetëm që është e lidhur me mandatin 5-vjeçar që i garantohet me Kushtetutën e Kosovës, por edhe se presidentja, Atifete Jahjaga, aty është vendosur me propozimin amerikan dhe me miratimin formal të Kuvendit të Kosovës.

Edhe koalicioni i fundit PDK-LDK vlerësohet të jetë arritur pas presionit ndërkombëtar, ashtu siç janë marrë shumë vendime të rëndësishme për vendin, në 15 vjetët e fundit.

Në mbrëmjen e 19 nëntorit, në zyrën e presidentes Jahjaga, aty ku thuhet se u arrit në parim marrëveshja, ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson. /Koha Ditore/

Më Shumë

Policia po heton zhdukjen e një personi në Rahovec

Një burrë është raportuar i zhdukur që dy ditë në qytetin e Rahovecit. Sipas raportit 24-orësh, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer...

Ylli fiton duelin verdhezi ndaj Pejës

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj GO+ Pejës me rezultat 81:62, në kuadër të ProCredit Superligës. Ndeshja ishte e baraspeshuar...

Lajmet e Fundit