10.5 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Hasjanët duan funksionalizim të zyrave lokale | Video

Ka kohë që banorët e fshatit Romajë të Hasit udhëtojnë për në Prizren për nxjerrjen e një dokumenti familjar. Zyra e vendit është vetëm një objekt i cili punon vetëm dy herë në javë.

Ata po kërkojnë nga komuna që kjo zyrë të punojë çdo ditë. Nga komuna thonë se do ta kenë parasysh këtë çështje.

Romaja e Hasit është ndër fshatrat më të mëdha në zonën e Hasit. Në këtë fshat është e ndërtuar zyra e vendit, por ka një kohë të gjatë që nuk punon rregullisht. Qytetarët thonë se kjo zyrë hapet vetëm dy herë në javë dhe është e pamjaftueshme për t’i plotësuar kërkesat e banorëve.

“Rregull nuk ka sepse vjen një herë në javë. Duhet të shkojmë herë në Prizren e herë këtu”, thotë Destan Xhemë Qenaj për RTK-në.


Nevojat më të mëdha për funksionimin e kësaj zyre janë gjatë verës , kur vjen diaspora.

“Na duhen dokumentat dhe ne presim ditën e mërkurë dhe të premten e nuk mund të nxjerrim ditëve të tjera dokumente e prandaj duhet të shkojmë në Prizren”, thotë Refki Qenaj.

“Po, këtu mbyllur gjithmonë. Kam dashur të nxjerr certifikata e më është dashur të shkoj në Prizren”, tregon Besart Qenaj.

Kryetari i komunës Shaqir Totaj, u ka premtuar banorëve të kësaj zone se pas dëgjimit të halleve të tyre , të gjitha problemet do të parashihen në buxhetin e komunës.

“Me këtë buxhet që keni parë në letër nuk është final, por është draft preliminar. Pasi t’i dëgjojmë pjesët tjerë të Prizrenit pastaj shkojmë me prioritet”, thotë  Shaqir Totaj, kryetar i komunës së Prizrenit.

Vetëm fshati Romajë numëron rreth 500 shtëpi banimi. Të gjitha popullohen në stinën e verës kur bashkatdhetarët kthehen në vendlindje, ndërsa për sa kohë qëndrojnë këtu, kanë nevojë për të gjitha shërbimet komunale.

Më Shumë

Institucionet lokale të Suharekës koordinohen për mirëmbajtjen e rrugëve dhe sigurinë gjatë dimrit

Në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u diskutuan çështje me rëndësi për...

Sonte sfida evropiane: Bashkimi mysafir i Pallacanestro Reggiana-s në FIBA Europe Cup

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, do të zhvillojë ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ku këtë herë do...

Lajmet e Fundit