27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Haskuka e kërkon votën për mandatin e dytë në Hoçë të Qytetit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka ka filluar të kërkojë votën për mandatin e dytë të kryetarit të Prizrenit.

Ai, është takuar me strukturat e LVV-së në në fshatin Hoçë e Qytetit.

Është shoqëruar nga deputeti, Arbër Rexhaj.

“Sot takuam strukturën e ngushtë të lëvizjes sonë. Mirëkuptimi dhe domosdoshmëria e fillimit të organizimit tonë të brendshëm drejt fitores së Prizrenit u theksua si domosdoshmëri. Është koha për organizim sepse nuk mund të lejojmë fitoren e askujt përpos të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, shkruan Rexhaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit aderon në AAK, para tre vitesh ishte larguar nga Vetëvendosje

Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përmes një postimi në profilin...

Kastrati: Viti 2026 do të jetë vit i përkushtimit për urbanizimin e fshatrave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në dëgjimet publike në vendbanime për hartimin e buxhetit për vitin 2026. Ai ka theksuar...

Lajmet e Fundit