23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Haskuka: Obelisku i dy pilotëve amerikanë është dëmtuar nga kushtet atmosferike

Obelisku i dy pilotëve amerikanë, David A. Gibbs dhe Kevin L. Roichert, në Prizren, nuk është dëmtuar nga dora e njeriut.

Kryetari i Prizrenit, Mythaer Haskuka, tha se memoriali është dëmtuar nga kushtet atmosferike.

Postimi i Haskukës

Disa portale dhe në rrjete sociale sot janë shpërndarë dezinformata lidhur me dëmtimin e memorialit të dy ushtarëve amerikanë, David A. Gibbs dhe Kevin L. Roichert, të cilët dhanë jetën gjatë luftës më 5 maj 1999, derisa ishin duke fluturuar me aeroplanët e NATO-s për misionin paqësor.

E vërteta e dëmtimit të këtij memoriali është se ka ndodhur për shkak të kushteve atmosferike, dhe jo për shkak të dëmtimeve të qëllimshme prej ndonjë personi. Kjo është dëshmuar edhe pas verifikimit në terren nga zyrtarët komunalë.

Përndryshe, fatkeqësisht edhe ky memorial është në gjendje të mjerueshme sikurse shumë memorialet e tjera, për shkak të punëve jokualitative dhe të mangëta që janë bërë gjatë ekzekutimit në të kaluarën. Për këtë arsye, Komuna e Prizrenit sivjet ka paraparë një kod të veçantë buxhetor për rregullimin e këtyre memorialeve.

Fillimi i këtyre punimeve është vonuar për shkak të vonesës së buxhetit dhe situatës së krijuar nga pandemia, por me të kaluar kjo periudhë do të fillojmë menjëherë me rregullimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha monumenteve në komunën tonë, duke filluar nga memoriali në Lez, e deri tek ky memorial i dy ushtarëve amerikanë.

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 35°C

Moti për sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C,...

Diva e skenës shqiptare, Aurela Gaçe, në Hardh Fest 2025

Hardh Fest premton emocione të mëdha këtë vit me një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Aurela Gaçe, diva e skenës shqiptare, do...

Lajmet e Fundit