7.7 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Haskuka: Për katër vite subvencionova 4 milionë euro në bujqësi

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpërndarë sot 56 motokultivatorë dhe 20 freza për bujq.

“Një nga premtimet e mia ka qenë rritja e subvencioneve në bujqësi, të cilën e kami përmbushur më shumë projekte që kemi realizuar për 4 vite,vlera totale e të cilave është më shumë se 4 milionë euro”, tha Haskuka.

“Një prej tyre është edhe projekti “Furnizimi me mekanizëm bujqësor”, nga i cili këtë vit kanë përfituar 76 fermerë, ku sot kemi bërë shpërndarjen e 56 motokultivatorëve dhe 20 frezave për këta përfitues”.”

Ky projekt mundëson rritjen e cilësisë së shërbimeve për përpunimin e tokës, modernizimin e mekanizmit bujqësor, zvogëlimin e shpenzimeve dhe rritjen e shpejtësisë së kryerjes së punëve në ara e fusha”.

“ Andaj për këto 4 vite kemi shpërndarë gjithsej 378 mekanizma bujqësore , në vlerë totale prej 761.145 euro”, tregon Haskuka./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Më Shumë

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Dervish Salihu i Lugishtës së Hasit-figurë e shquar kombëtare

Dervish Salihu (Salih Muçaj), i Lugishtës së Hasit, ështëpadyshim një nga figurat e rëndësishme të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, të pjesës së dytë të shekullit...

Lajmet e Fundit