8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Haxhi Shala: Jam ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar për vrasje

 

Ish-pjesëtari i UÇK-së Haxhi Shala ka thënë se është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë në cilësinë e të dyshuarit për vrasje.

Shala në Edicionin Special në Klan Kosova ka thënë që është shqetësuar kur e ka marrë këtë lajm. Ai ka pohuar se në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbrojtur në heshtje.

“Kam qenë i ftuar si dyshuar për vrasje, ajo ftesë ish gati për të gjithë njësoj. Në fillim u shqetësova, por me të arritur aty e pashë që nuk pati diçka që duhet të diskutoj dhe e shfrytëzova të drejtën time të mbrojtjes në heshtje dhe nuk u intervistova”.

Shala ka theksuar se vetëm 10 minuta ka qëndruar në sallën e intervistimit nga prokurorët.

“Nuk pashë asgjë konkrete rreth meje, që duhej të diskutohej dhe mendova që të mbrohem në heshtje pasi u këshillova edhe me avokatin tim”.

“Kam qenë i dyshuar për vrasje dhe për të diskutuar për ngjarjet e viteve 1998 – 2000”, u shpreh Shala.

Më Shumë

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat në Krushë të Madhe?

Sot u shënua një nga masakrat më të mëdha të luftës ë fundit në vend, ajo e Krushës së Madhe, ku forcat serbe vranë...

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin...

Lajmet e Fundit