27.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Hoti dhuron 318 sete librash nxënësve fitues në Malishevë

Po vazhdon shpërndarja e shpërblimeve për nxënësit fitues të garës Nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë. 318 sete librash në vlerë prej 50 eurosh janë ndarë sot për nxënësit fitues të komunës së Malishevës, nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti. E gjithë kjo u bë në një ceremoni madhështore ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Ragip Begaj.

Me këtë rast Koordinatori Hoti tha se është nder dhe privilegj që të ndaj shpërblimet për nxënësit fitues të kësaj komune dhe se është kënaqësi e veçantë të shohësh fytyrat e qeshura të nxënësve teksa marrin librat. Po ashtu, ai theksoi se Malisheva ka qenë shembull në organizimin e garave.

“Nxënës të dashur, ju jeni arsyeja se pse jemi sot këtu, pasi ju jeni fituesit e garave. Ju keni një mundësi më shumë në jetë që përmes librit, përkatësisht leximit, t’i arrini qëllimet e juaja në jetë, sepse të gjitha arrihen përmes leximit dhe mësimit. Sukseset e juaja kanë treguar edhe përkushtimin e mësimdhënësve e prindërve tuaj, prandaj ky sukses nuk është vetëm i juaji por edhe i atyre që punuan me ju deri tani. Unë besoj në suksesin tuaj edhe në të ardhmen, e ju jeni e ardhmja e këtij vendi prandaj ju duhet të punoni shumë. Unë jam i bindur se ju do t’i sillni të mira vendit”, tha Hoti.

Edhe kryetari Begaj foli për rëndësinë e librit dhe leximit dhe falënderoi Koordinatorin Hoti për shpërndarjen e tyre. Ai ceremoninë e cilësoi si moment të veçantë dhe tha se nxënësit nuk do ta harrojnë atë asnjëherë.

“Ndihem shumë mirë sot, pasi suksesi i juaj është dhuratë për tërë komunën. Vetëm me mësim dhe kualitet në mësim ne mund të ecim përpara dhe ndihem jashtëzakonisht mirë me sukseset që ju keni arritur. Këto nuk janë thjeshtë dhurata, por vlerësim për suksesin tuaj dhe ju gjithmonë në jetën tuaj do ta mbani mend këtë moment”, tha Begaj.

Në ceremoninë e shpërndarjes së librave të pranishëm përveç zyrtarëve institucionalë, mësimdhënësve, nxënësve e prindërve i pranishëm ishte edhe Drejtori Komunal i Arsimit Blerim Thaçi i cili i uroi nxënësit për suksesin e arritur duke thënë se nxënësit e komunës së tij kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme për çka ai ndihet krenar. Shpërndarja e librave për nxënësit fitues do të vazhdojë edhe për komunat tjera. /Telegrafi/

Më Shumë

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do...

Mike Tyson trondit botën me rrëfimin e tij: Kam përdorur drogë për të përballuar dhimbjet

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të përballuar dhimbjet gjatë karrierës...

Lajmet e Fundit