Arrestohen tre persona në Prizren, përgatitën mbi 4 milionë dollarë fals

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin e falsifikimit të parave, pas një operacion bastisjeje që ka bërë në tri qytete të Kosovës, njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren

Deri te arrestimi i të dyshuarve në Prizren, Gjakovë dhe Gjilan erdhi pasi informacionet u morën gjatë një operacioni kontrolli të hënën rreth orës 12:00, në Hoçë të qytetit të Prizrenit.

Operacioni i bastisjes dhe kontrollit nga hetimet rajonale, NJRHKEK Prizren, Gjilan dhe Gjakovë ka rezultuar në gjetjen dhe sekuestrimin e 7 paketave me letra të formatit A-4 të gatshme për printim për monedhat 50 dollarësh amerikanë, një makinë e cila është e destinuar të përdoret për prerjen dhe ngjyrosjen e bankënotave, një automjet Audi A/4 ngjyrë e bardhë, një qese plastike me 0.5g marihuanë, një predhë e plumbit, një telefon mobil, një laptop, një skaner/fotokopje për letër,  një aparat për terje të letrës.

Po ashtu, janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe një pistoletë e llojit Ecol kontakt kalibri 9mm, dy fishekë të kalibrit 9 mm, dhe dy telefona mobilë.

“Lidhur me rastin e potencuar, ‘falsifikimi i parasë’ pas ekzaminimeve dhe numërimit nga Forenzika rezulton se tek pakot e gjetura me letra janë: njëzet mijë e katërqind e njëzet e dy (20422) letra, vlera totale që mund të prodhoheshin nga kjo sasi është katër milionë e tetëdhjetë e katërmijë e katërqind (4.084.400) dollarë. Pas intervistimit, tre të dyshuarve të arrestuar me aktvendim të prokurorit iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orëve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

   

 

Më Shumë

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Lajmet e Fundit