4.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Hoti: Gjithnjë falënderues për partnerët tanë ndërkombëtarë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e nisi ditën e sotme duke bërë homazhe për nder të 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

I shoqëruar nga kabineti i tij qeveritar fillimisht bëri homazhe tek shtatorja e ish presidentit, Ibrahim Rugova e më pas tek memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-së, dhe më pas vazhdoi me homazhe tek shtatorja e heroit të kombit “Zahir Pajaziti”.

Nga aty, ai tha se sot ka bërë homazhe në tri vende historike që simbolizojnë rezistencën e popullit shqiptar për liri.

12 Qershorin e vlerësoi si ditë të veçantë sepse gjithmonë kujtohen emocionet që qytetarët e Kosovës përjetonin ndërsa trupat e NATO-s hynin në Kosovë.

Hoti: Bëmë nderime në tri vende simbolike te rezistencës të luftës në Kosovë

“Bëmë nderime në tri vende simbolike te rezistencës të luftës në Kosovë dhe sakrificës të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Është ditë e veçantë si plotë ditë të tjera me rendësi për popullin e Kosovës por kjo është vërtetë një e rëndësishme dhe e veçantë sepse këtë ditë secili prej neve kemi parasysh entuziazmin dhe emocionet që kanë përjetuar qytetarët e Kosovës në ato ditë të qershori ndërkohë që trupat e NATO futeshin në Kosovë. Ajo është memoria jone kombëtare që dhe te jemi falënderues për mbështetjen e jashtëzakonshme që kemi pasur nga partnerët tanë ndërkombëtar për lirinë që sot e gëzojmë”, tha ai.

Më Shumë

Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së Komandant Malishevës

Nesër, më 27 mars 2026, në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit