23.5 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Hoti: Jam krenar me vullnetin e mësimdhënësve dhe drejtorëve

2776 nxënës fitues ka pasur gjithsej Komuna e Gjakovës në të gjitha nivelet e garës nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik dhe në Dituri. 67 në nivelin republikan, 158 në nivelin komunal dhe 2551 fitues në nivelin shkollor të garës, transmeton Ekonomia Online.

Për të diskutuar për këto suksese e po ashtu edhe sfidat, sot Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti u takua me drejtorët e shkollave të Gjakovës. Ai filloi takimin duke theksuar se “për këtë sukses të nxënësve padyshim që meritor është drejtoria komunale e arsimit së bashku me drejtorët e shkollave të kësaj komune të cilët ndihmuan që për herë të parë nxënësve t’u realizohet një e drejtë kushtetuese. Gjakova ka treguar një përkushtim e punë të jashtëzakonshme në gjjthë organizmin e garave. Kjo sigurisht ju është shpërblyer me sukses sepse jeni komuna që keni më së shumti fitues në nivelin republikan të garave”, tha Hoti.

Ndërsa drejtori i arsimit, Bernard Frrokaj u shpreh se me vullnetin dhe punën e drejtorëve kjo garë do të vazhdojë të nxjerr në pah talentë të rinjë nga komuna e Gjakovës.

Gjatë diskutimi rreth mbarëvajtjes së garave, sfidave dhe rëndësisë së tyre, drejtorët e shkollave u shprehën jashtëzakonisht të kënaqur me rezultatet e kësaj komune.

“Projektin të cilin ju po e realizoni është një projekt i guximshëm dhe shumë serioz.
Pavarsisht sfidave, ne do të japim maksimumin që nxënësit të vazhdojnë të korrin suksese”, u shpreh drejtori Isuf Alijaj.

Edhe drejtori Shefqet Dinaj, një ithtar i garave programin e vlerësoi “shumë të bukur ku pavarësisht sfidave në realizimin e tij, ngjalli tek secili nxenës shpirtin garues dhe ndihem krenar me arritjet e tyre”.

Koordinatori Hoti takimin e përmbyllu duke ndarë mirënjohje në shenjë falënderimi për drejtorët dhe stafin e DKA-së, duke u ndjeë krenar për vullnetin e treguar nga ta për arsimimin dhe të ardhmen e fëmijëve.

Më Shumë

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Aktakuzë ndaj dy personave në Prizren, ndërtuan kundërligjshëm një “penthouse” në objektin për banim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve I.J. dhe E.I. si persona juridikë lidhur me punimet e kundërligjshme ndërtimore në qendrën...

Lajmet e Fundit