Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Ridvan Hoxha kërkon nga bashkëpartiakët, që të lënë të qetë Degën e LDK-së në Prizren.
“Dështakët e “misionarët “ duhet ta lënë të qetë Degën e LDK në Prizren edhe ashtu të lënduar rëndë!”.
“Lidershipi lokal i LDK duhet të zgjedhet në zgjedhjet e rregullta që parashihen të mbahen në fund të këtij viti më një proces të rregullt zgjedhor e demokratik”.
Sipas tij, pas dorëheqjes së Eqrem Kryeziut janë shtuar ambiciet për t’u bërë kryetar i Degës së LDK-së në Prizren.
“Kohëve të fundit po vërej se ende pa arritur dorëheqja e shkruar në Prishtinë,kanë nisur ambicjet se kush do te jetë trashëgimtar i LDK-së në Prizren, pa e kontestuar mendimin,vullnetin dhe shprehjen e lire, të dorëheqjes e cila ka hapur rrugë për reforma, edhe pse ky veprim është dashur ta bëhet pas Zgjedhjeve Lokale 2013, ku humbën ata që patën mision të caktuar “shkatërrimin” e LDK-së në Prizren,ata që ia bënë argatin qeverisjes se keqe e te dhunshme në Prizren në periudhën 2008-2013 për të mbijetuar politikisht, për interesa të ngushta-meskine”
“Këta ”zyrtarë” tani më edhe zyrtarisht të dështuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare përmes ca myhytëve të pa djallëzuar politikisht, tentojnë që përmes”propozimeve”nëpërmjet portaleve të ndryshme të bëhen ose mbeten personalitete “të fuqishme”për të vazhduar misionin e sundimit klanor,të cilët po të njëjtët përmes presioneve ishin “faktor” edhe në zgjedhjet lokale e parlamentare”.
“Normalisht përderisa LDK nuk pati fuqi të veprojë në kohën e duhur për t’i blloku,atëherë veproi vetë elektorati i LDK”
“Besoj se një çorbë e tillë nuk do të gëlltitet më nga Kryesia Qendrore e cila definitivisht,pas asaj cka ndodhi sidomos në dy palë zgjedhjet e fundit është bindur se ku qëndron problem, dhe të veproj fuqishëm në Prizren”.
“Përveç lidershipit, përgjegjësi për situatën e krijuar në LDK Prizren ka së paku edhe Kryesia e ngushtë e LDK në Prizren, të cilët moralisht duhet ta ndiejnë veten përgjegjës dhe të lëshojnë rrugë në mënyrë civilizuese,sepse tek e fundit dështimet më të mëdha në zgjedhjet e fundit janë nga nëndegët të cilët janë të deleguar që janë konsiderue bastione të LDK-së-Hasi,Ortakolli dhe Kurilla”.
“Për herë të parë PDK në Prizren fitoi pothuaj në të gjitha nëndegët dhe atë me një diferencë mbi 6 mijë vota…! Nuk jam për “likuidime-linçime politike”por kundër uzurpatorëve të paaftë për të menaxhuar degën,duhet freskime urgjente me kuadro të reja në të gjitha strukturat e LDK ,Forum Rinor të Gruas etj.pa i larguar aktualët,dhe krijimi i një Grupi Punues të përkohshëm-Strukturë e përkohshme për udhëheqjen e Degës së LDK,sipas modelit të Shtabit Zgjedhor 2009-2010,kur LDK pati ngritje të dukshme ,me një kryekoordiantor e përfshirje regjionale dheme kompetenca ekzekutive”.
“Ky është shpëtimi i LDK në Prizren,shpëtim ky, i cili duhet të fuqizohet sa më parë sepse kërcënohet nga individ të dështuar e karrierist të vazhdojnë misionin për shkatërrimin përfundimtar të LDK në Prizren për ambicie meskine-ngushta. Prizreni ka shanse të përmirësoj imazhin e vetë së shpejti në zgjedhjet për Kryetar Komune,që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti,por edhe zgjedhjet në parti t’i zhvilloj në mënyrën më të mundshme demokratike duke zgjedhur një lidership reformist”.
“Në bazë të kontakteve që kam me,anëtarësi,veprimtar,afaristë e zyrtar të strukturave të degës,shihet disponimi,dhe janë të gatshëm si asnjëher më parë të japin kontributin maksimal për ringjalljen e LDK-së në Prizren,por Jo me teke e simpati të individëve për të mbrojtur folenë e vetë, të cilët kanë dështuar në periudhën e kaluar katër vjeçare…! Apeloj,të mos nguten “hygjymashët”,se LDK ka forcë e potencial intelektual të tejkalojë këtë situatë,ka pasur dhe më të vështira dhe i ka tejkaluar. Kam bindjen se misioni për shkatërrimin e LDK-së në Prizren përfundo,tani hapet një epokë e re”./PrizrenPress.com/