Ibrahimovic provokon keq

Los Anxhelos është një metropol, me rrugë të panumërta dhe të gjata. Për këtë arsye, derbi mes LA Galaxy dhe Los Angeles F.C, është mbiquajtur “El Trafico”. Një lojë fjalësh me “El Clasico”. Dhe për kaq shumë njerëz duhen stadiume të mëdha për futbollin dhe dikush është ankuar së fundi për këtë çështje. E dini kush është? Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi luajti në derbin e 26 korrikut dhe ishte i rëndësishëm për barazimin e skuadrës së tij, që u gjend në disavantazhin e dy golave. Shënuan Alesandrini dhe Camara, kurse Ibra dha asistin për golin e parë, duke u treguar altruist.

Ibrahimovic është vërshëllyer gjatë gjithë kohës nga tifozët në “Banc California Stadium”. Ishin rreth 22 mijë dhe sipas Ibrës, janë tepër. ”Për të qenë i ndershëm, ky stadium është shumë i vogël për mua. Jam mësuar të luaj para 80 mijë personash. Kur të vërshëllejnë 80 mijë vetë, ti reagon dhe bën atë që duhet të bësh, kurse kur vërshëllejnë 20 mijë vetë, me gjithë respektin, por për mua është stërvitje”,  ka thënë pas ndeshjes. Ai kishte si qëllim të nxehte rivalët pas një derbi shumë të tendosur. Dhe ia arriti qëllimit.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit