4 C
Prizren
E martë, 9 Dhjetor, 2025

Ikja nga vetmia

Enver Sulaj

Ti s’e ndien fluturimin e kohës së rëndomtë
Që për mua është ikje e pakthyeshme
Si plumbi drejt zemrës së trishtuar.

Në asnjë pikturë nuk gjenden sytë e tu
Asnjë buzëqeshje nuk shkrihet në harmoni hyjnore
Për ta parë artin e natyrës
Që i jep jetë çdo gjethi, çdo fije bari
E u bën hije trumcakëve
e gjarpërinjve të fushës.

Çdo kohë ka teket e saj
kotësinë e bredhjet pafund në ditët e lirisë
-Si shpresë, lot i ngrohtë
e ikje prej vetmisë.

Nëntor, 2024

Më Shumë

“Fëmijët në Skenë 2025”, mbahet festivali i teatrit për fëmijë në Suharekë

Sot në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” u zhvillua Festivali i Teatrit për Fëmijë “Fëmijët në Skenë 2025”, organizuar nga Shoqata për Art dhe...

Jeronimo Sarin emërohet trajner i Yllit

Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri të ekipit, Jeronimo Sarin, i cili vetëm para pak ditësh është larguar nga posti i...

Lajmet e Fundit