15 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Isa Mustafa nuk raporton më në Kuvend për marrëveshjet me Serbinë

Kryeministri Isa Mustafa sipas të gjitha gjasave më nuk do t’ju drejtohet deputetëve për të raportuar rreth marrëveshjeve të arritura me Serbinë në Bruksel.
Këtë e ka thënë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili vlerëson se edhe po të mblidhet Kryesia e Kuvendit në rend ditë nuk pritet të jetë ri-raportimi i Mustafës.

Ai në një deklaratë për RTK ka thënë se tashmë i ka humb kuptimi këtij raportimi dhe se Kryesia do të vendos që Kuvendit t’ia përcjellë ligjet për liberalizim të vizave, por jo edhe raportimin e Mustafës.

E duket se edhe kjo nuk do të lejohet, pasi që opozita ka paralajmëruar bllokim të Kuvendit deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga Mustafa nga marrëveshjet me Serbinë. /Indeksonline/

Më Shumë

Vajzat e Gjimnazit “Jeta e Re” të Suharekës shpallen kampione republikane

Ekipi i vajzave të Gjimnazit “Jeta e Re” të Suharekës është shpallur kampion republikan në volejboll, në kuadër të gjimnaziadës “Peja 2026”, duke arritur...

Liria pret Ramiz Sadikun në Prizren, rikthehen Arpagjik’t

Liria rikthehet në shtëpi për ndeshjen e radhës në Ligën e Parë, ku do të përballet me Ramiz Sadikun, raporton PrizrenPress. Takimi do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit