Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale gjatë javës së kaluar në Njësinë e Prizrenit.

Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet e kontrollës kanë kryer inspektime në terren, ku janë evidentuar raste të kyçjeve të paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë.

“Gjatë javës së kaluar ekipet e kontrollës në Njësinë e Prizrenit kanë identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”, raporton PrizrenPress.

Kompania thekson se lidhjet ilegale dëmtojnë sistemin e furnizimit me ujë, shkaktojnë humbje të konsiderueshme të ujit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit për konsumatorët e rregullt.

“Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se kontrollet intensive do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa ka ftuar qytetarët të respektojnë ligjin dhe të shmangin çdo formë të keqpërdorimit të rrjetit të ujësjellësit.

Kompania ka falënderuar konsumatorët e ndërgjegjshëm që kontribuojnë në mbrojtjen e ujit dhe të infrastrukturës publike./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!


https://prizrenpress.com/428407-2j/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Lajmet e Fundit