10.7 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Ish vokalisti i Deep Purple do të performojë në HardhFest

Nën Sloganin “Mbas Verës, vjen Vera” dhe me rock grupe e DJ më të mirë në rajon, këtë vit festivali i vjeljes së rrushit, verës dhe rakisë do të mbahet më datë 7-8-9 dhe 10 shtator, n`Konak të Rahovecit.

Në këtë mënyrë, Rahoveci do të jetë nikoqir i rreth 50,000 pjesëmarrësve të ‘Hardh Fest’.

Udhëheqësit e festivalit, sot përmes një konference për media, kanë shpalosur fushatën kreative, Line up-in e koncertit dhe gjithçka tjetër mbi organizimin e festivalit Hardh Fest.

Festivalin do ta hap, rock bandi i parë i Rahovecit Familja Shtavica, ku anëtarët e këtij bendi janë tri gjeneratat e kësaj familje.

Në ‘Hardh Fest 2017’, do të rikthehet grupi i njohur i 403, BB Poqi, Offchestra. Gjatë netëve të festivalit do të performojnë edhe DJ të ndryshëm si: DJ Mickey nga Tirana, DJ JUMP, DJ Commercial dhe Maarvel. E veçanta e këtij Line Up, është pjesëmarrja e rock grupeve ndërkombëtare ku nga Suedia do të vijë grupi Memory Writers. Ndërsa emri kryesor i koncertit të sivjetshëm do të jetë ish vokalisti i grupit Deep Purple dhe Rainbow, Joy Lynn Turner me bendin e tij Troublemakers.

“Mbas Verës, vjen Vera” është slogani i sivjetshëm. Prandaj festivali fton të gjithë art dashësit, turistët dhe vizitorët që mbas stinës së verës, të vijnë e të shijojnë një gotë Verë apo të ngrenë dolli për një vit sa më të mbarë profesional.

Vitin e kaluar, në festën e vjeljes së rrushit, verës dhe rakisë, pjesëmarrës ishin mbi 32 mijë vizitorë. Ndërsa këtë vit, duke u rritur festivali që do të mbahet 4 ditë dhe duke hapur zyre promovuese në 17 qytete të ndryshme të botës, në ‘Hardh Fest’ pritet të jenë mbi 50 mijë vizitorë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën...

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617 Ai...

Lajmet e Fundit