8.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Iu mohua fjala, opozita e bojkoton seancën

Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, e kanë bojkotuar seancën e sotme solemne të Kuvendit të Kosovës e cila po mbahet për Ditën e Paqes.

Arsye për këtë bojkot sipas treshes opozitare është refuzimi i kërkesës së tyre për të mbajtur fjalim në këtë seancë.

Sipas tyre, kjo ka ndodhur sepse po tentohet që të paraqitet një imazh ndryshe nga realiteti në Kosovë dhe se mundësia që opozita të flasë të vërtetën për Kosovën në 16 vjetorin e çlirimit të saj.

Komunikata e plotë e opozitës

Gjykimi special i Ditës së Çlirimit

Pas njoftimit për agjendën e seancës së sotme plenare, kryetari i Kuvendit ka refuzuar që të lejojë grupet parlamentare të flasin. Deputetët janë përfaqësues të qytetarëve dhe është e padrejtë të organizohen seanca ku deputetëve nuk u jepet fjala. Liria e mendimit dhe e shprehjes janë të padiskutueshme e të panegociueshme, por ky njeri që u instalua si kryetar Kuvendi ose nuk e din ose nuk do t’ia dijë për këtë.

Në anën tjetër, dihet që secila komunë e Kosovës e shënon ditën e vet të çlirimit, por ja që Kosova si shtet nuk e ka një ditë të tillë. 12 qershori quhet e shënohet si ditë e paqes dhe jo e çlirimit. Teksa edhe sot e kësaj dite njerëzit debatojnë nëse njëmend u bë çlirimi më 12 qershor pasi që dihet se pikërisht në atë kohë u nda Mitrovica, është plotësisht e sigurt se ajo ditë nuk ishte fare paqësore. Mbi të gjitha, paqja pa çlirim është padrejtësi e vazhduar.

Është esenciale që Kuvendi të mos monopolizohet. Sepse ne do ta tregonim edhe atë anën e vërtetë të Kosovës në atë seancë. Ne do të tregonim që dy procese të rëndësishme janë duke e pritur Kosovën: Gjykata Speciale dhe zajednica serbe. Gjykata Speciale do ta gjykojë pikërisht këtë çlirimin tonë të 12 qershorit. Pushtetarët po mundohen përmes aktiviteteve simbolike të tregojnë se po e festojnë 12 qershorin, përderisa po i krijojnë të gjitha kushtet që 12 qershori të jetë i gjykuar në histori, si një datë ku disa njerëz e kanë lirinë e vetë për shkak se kanë bërë krime kundër njerëzimit. Përderisa thonë se po e festojnë çlirimin e Kosovës, dhe se janë meritorë e bartës të këtij çlirimi, pushtetarët po i përgatisin kushtet për ndarjen etnike të Kosovës përmes zajednicës.

Institucionet dhe historia duhet të jenë të ndërlidhura ngushtë. Në Kosovë këto janë të ndara gjerësisht. Shteti i Kosovës duhet ta ketë ditën e vet të çlirimit. Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës duhet të ketë fjalë të lirë, debat të hapur dhe vendime demokratike.

Prandaj, është e padrejtë dhe e padobishme kjo seancë në të cilën kryetari i Kuvendit i cili simulon dirigjentin kërkon prej deputetëve që të simulojnë spektatorët. Prandaj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i AAK-së, dhe i NISMA-s nuk do të marrin pjesë në këtë ceremoni. Ne ua urojnë qytetarëve të Kosovës përvjetorin e 16-të të çlirimit të Kosovës duke theksuar se pa Mitrovicë të bashkuar dhe pa punësim për qytetarët, pavarësia e paqja mbeten në letër.

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci shënoi 26-vjetorin e daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc

Ish-veprimtarë të çështjes kombëtare, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të skenës politike, kujtuan daljen e parë publike të UÇK-së në Zonën...

S’është në Evropë, por në Kosovë – fshati Bellanicë shembull për të tjerët

Nuk është në Evropë por në Kosovë. Bëhet fjalë për fshatin Bellanicë në Malishevë. Bukuria, pastërtia e pamja mahnitëse janë disa nga karekteristikat e këtij...

Lajmet e Fundit