27.3 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Ja plani i ‘çuditshëm’ i Bllokut, nëse shkohet në zgjedhje

VLANTashmë kur zgjedhjet e jashtëzakonshme po duken si opsion real, pavarësisht kundërshtimeve të ndërkombëtarëve, duket se edhe të dy Blloqet politike kanë filluar edhe përgatitjet e strategjive dhe planeve se si t’i qasen atyre.

Derisa Partia Demokratike e Kosovës është duke synuar që në zgjedhje të hyjë pos me PD-në, LB-në, PSHDK-në, ajo në koalicion parazgjedhor do ta marrë edhe AKR-në e Behgjet Pacollit. “Kemi fillluar kontaktet e para me AKR-në. Gjithsessi se do të hyjmë bashkë në koalicion parazgjedhor”, ka thënë një zyrtar i PDK-së për Gazetën Blic.

Ndërkaq, në anën tjetër edhe Blloku LDK- AAK- Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke i dikustuar idetë se të hyjnë në zgjedhje.

Burime brenda Blloku kanë thënë se pos që është duke u diskutuar ideja që katër partitë të garojnë me një listë të përbashkët, nëse do të ketë zgjedhje, partitë LDK dhe AAK që janë në koalicion me PDK-në nëpër komuna të dalin nga koalicioni.

“Nëse do të shkojmë në zgjedhje, pos që do të jemi bashkë katër partitë, LDK-ja, AAK-, VV-ja dhe Nisma për Kosovën, do të tërhiqemi nga koalicioni me PDK-në nëpër të gjitha ato komuna ku ajo udhëheq. Edhe në zgjedhjet lokale me gjasë do të shkojmë së bashku, në mënyrë që PDK-së t’ia marrim pushtetin jo vetëm në nivel qendror por edhe në nivel lokal”, ka thënë ky zyrtar i lartë i Blloku LVAN për Gazetën Blic.

“Do ta lëmë PDK-në vetëm në Skenderaj e në Drenas”, thotë ky zyrtar.

Kundër zgjedhjeve të reja kategorisht po dalin diplomatët e huaj në Kosovë. Njëri prej tyre është ambasadori Ian Cliff, i cili ka thënë se nuk bën të shkohet në zgjedhje të reja.

Mirëpo, opsionin e zgjedhjeve e ka përmendur edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ajo u ka thënë partive se nëse edhe për një kohë nuk do të ketë zgjidhje, atëherë zgjedhjet janë opsion.

Pro zgjedhjeve deri më tani publikisht është shprehur vetëm PDK. Zyrtarët e saj në secilën paraqitje publike deklarojnë se ose ata do të jenë në pushtet, ose vendi do të shkojë në zgjedhje.

Për zgjedhje është shprehur i gatshëm edhe lideri i VV-së, Albin Kurti. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme, mirëpo nuk ka dhënë detaje nëse do të graojnë me një listë me LAN-in, apo do të hyjnë në zgjedhje si subjekt i vetëm politik.

Ndërkohë, kanë kaluar më shumë se katër muaj që kur janë mbajtur zgjedhjet e reja, dhe vendi ende është pa institucione. PDK edhe pse partia e parë e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, nuk po gjen partner për bashkëqeverisje. Në anën tjetër, LDK- VV, AAK dhe Nisma kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, mirëpo vendimi i Gjykatës Kushtetuese duket se e ka bllokuar situatën, duke ia njohur vetëm PDK-së të drejtën që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Më Shumë

Katër të ndaluar dhe tri aktakuza për vepra të ndryshme penale në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë katër persona të dyshuar në dy raste të ndara penale. Në njërin rast, tre persona janë...

Dragashi mirëpret mërgimtarët me masa lehtësuese dhe aktivitete kulturore

Me kthimin masiv të mërgimtarëve në vendlindje gjatë muajve të verës, Komuna e Dragashit ka ndërmarrë një sërë masash për t’i pritur ata me...

Lajmet e Fundit