10.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Jacobson: Partitë do të jenë përgjegjëse për incidentet

Jacobson-ambasadore amerikaneBashkësia ndërkombëtare do të ndjekë të dielën zgjedhjet e balotazhit. Ambasadorja amerikane në Kosovës, Tracey Ann Jacobson, duke vlerësuar si sukses zgjedhjet e 3 nëntorit, beson se e njëjta duhet të ndodhë edhe më 1 dhjetor.

“Partitë politike do të jenë përgjegjëse për incidentet që mund të ndodhin ditën e votimit”, ka thënë ajo për emisionin Rubikon të KTV-së. “Kërcënimet dhe kanosjet janë të papranueshme. Kam kërkuar nga udhëheqësit politikë që të flasin me njerëzit në terren, sepse ata në fund do të mbahen përgjegjës për gjithçka”.

Për premtimet milionëshe të dhëna gjatë fushatës, ambasadorja amerikane ka thënë se votuesit duhet ta dinë se kjo shumë kalon totalin e buxhetit të Kosovës.

Duke mos dashur të spekulojë për fituesin e Prishtinës, Isa Mustafën apo Shpend Ahmetin, ajo ka thënë se cilido që të jetë kryetar i Prishtinës, ai do të ketë bashkëpunim me të.

Jacobson çmon dialogun Prishtinë-Beograd, ndërsa thotë se mbetet ende shumë punë për implementimin e marrëveshjeve. Ndërkaq, duke thënë se nuk varen nga amerikanët zgjedhjet parlamentare, ajo ka thënë se ato nuk duhet të mbahen para përfundimit të reformave zgjedhore.

Më Shumë

Dominim total: Bashkimi i pamëshirshëm ndaj Trepçës

Bashkimi ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Trepçës me rezultat 82:42, në kuadër të Superligës së Femrave në basketboll, duke dominuar takimin nga fillimi...

Ben Blushi promovon librin “Jam Mysliman” në Prishtinë

Në Prishtinë, do të promovohet libri “Jam Mysliman” i shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Ben Blushi, një vepër që ka ngjallur debat të...

Lajmet e Fundit