Jacobson porosit: Nëse shihni diçka, thoni diçka

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e SHBA-ve, Tracey Jacobson, gjatë takimit me përfaqësuesit e Rrjetit Evropian të Organizatave për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (ENEMO) për të diskutuar përpjekjet ndërkombëtare për vëzhgimin e zgjedhjeve të 1 dhjetorit në Kosovë, ka bërë me dije se janë duke shikuar nga afër dhe presin që përmirësimet e arritura në rrethin e parë të zgjedhjeve të ruhen. “Nëse më 1 dhjetor procesi do të ketë defekte apo mashtrime, përparimi i bërë në rrethin e parë të zgjedhjeve të nëntorit do të bëhet i pakuptimtë”, ka thënë Jacobson.

“Më vjen mirë që ambasada e SHBA-ve po u bashkohet organizatave tjera ndërkombëtare si ENEMO-ja në vendosjen e vëzhguesve në vendvotime nëpër tërë Kosovën më 1 dhjetor”, ka thënë Jacobson.

Ambasadorja u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës që të vazhdojnë të raportojnë tek autoritetet e Kosovës çfarëdo problemi që ata shohin.

“Në zgjedhjet e nëntorit qytetarët bënë më shumë ankesa se kurdoherë më parë dhe ne presim nga policia e Kosovës dhe prokurorët të vazhdojnë përkushtimin e tyre për hetimin dhe ndjekjen e mashtrimeve të paraqitura. Qytetarët e Kosovës janë ata që janë më së miri të pozicionuar për të raportuar çfarëdo problemi apo parregullsie që ata e vërejnë – dhe ne inkurajojmë të gjithë qytetarët: nëse shihni diçka, thoni diçka”, ka porositur ambasadorja Jacobson.

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit