13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Janari special

Gati dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë ish-eprorët e UÇK-së do të shkojnë në Hagë me ftesë të Gjykatës Speciale.

Pas dhjetë ditësh te selia e kësaj të fundit do të udhëtojnë ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku. Ndërsa pak ditë më vonë do të intervistohen edhe disa ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Tre vjet pas votimit të Kuvendit të Kosovës për themelimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, tek në dhjetorin e vitit që lamë pas erdhën edhe ftesat e para nga prokurori i specializuar.

Ish-komandanti i UÇK-së Rrustem Mustafa ishte personi i parë i cili publikisht bëri të ditur që është ftuar nga prokurori i specializuar për intervistim. Mustafa i njohur me nofkën “Remi” më 14 janar të këtij viti do të paraqitet në Hagë për t’u intervistuar. Në po të njëjtën datë është ftuar edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku.

Ndërkohë, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Remzi Shala, i njohur me pseudonimin “Molla e kuqe”, ka marrë urdhër që të paraqitet në Hagë më 17 janar të vitit 2019, ndërsa ish-komandanti i UÇK-së Nazif Mehmetit, i njohur si komandant “Dini”, është ftuar nga Gjykata Speciale më datën 22, 23 dhe 24 janar. Ende nuk dihet nëse ata do të intervistohen në cilësinë e të dyshuarve ose vetëm si dëshmitarë.

Më Shumë

Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren,...

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Lajmet e Fundit