Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i AAK-së në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Prizren ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të brendshme në parti.

Haradinaj njoftoi se, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së AAK-së në Prizren, ku me pjesëmarrje të gjerë të delegatëve është zgjedhur kryetar i degës Sejdi Bellanica.

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Sipas Haradinajt, Bellanica është anëtar shumëvjeçar i AAK-së, me mbi 25 vjet përvojë në arsim, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe me përvojë edhe në fushën e medias.

Në këtë kuadër, Haradinaj përgëzoi strukturat e deritanishme të degës për punën e bërë, duke veçuar ish-kryetarin Besnik Krasniqi për kontributin në drejtimin e degës.

Ai i uroi suksese Bellanicës në detyrën e re, duke shprehur besimin se do ta forcojë më tej organizimin dhe mobilizimin e AAK-së në Prizren.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit