Nesër përkujtohet Komandant Drini – Ekrem Rexha, OVL e UÇK-së në Prizren kërkon drejtësi

Nesër, më 08.05.2026, shënohen 26 vite nga vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha. Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së) në Prizren ka organizuar aktivitete përkujtimore dhe ka ripërsëritur kërkesën për drejtësi, duke theksuar se edhe pas 26 vitesh rasti mbetet i pazbardhur, raporton PrizrenPress.
Sipas organizatorëve, aktivitetet do të mbahen në disa pika përkujtimore dhe pritet pjesëmarrje e familjarëve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe qytetarëve.
Programi i aktiviteteve:
Ora 10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë
Ora 11:30 – Vendosja e buqetave me lule pranë memorialit “Shtëpia e Bardhë”, në nderim të Komandant Drinit – Ekrem Rexha
Ora 20:00 – Ndezje e flakadanëve pranë memorialit, në bashkëpunim me Arpagjik’t
Kryetari i OVL e UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto aktivitete, duke vlerësuar lart figurën dhe kontributin e Komandant Drinit në luftën për lirinë e Kosovës.
Nga organizata është theksuar se kujtimi për Ekrem Rexhën mbetet i gjallë dhe kërkesa për drejtësi do të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Lajmet e Fundit