5 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Janjic: Shkarkimi i Rades, i ndërlidhur me zgjedhjet

RadaTrajkovicAnalisti politik dhe njohës i rrethanave në Kosovë, Dusan Janjic ka vlerësuar se shkarkimi i Rada Trajkovicit nga posti i ushtrueses së detyrës së drejtorit në Shtëpinë e Shëndetit në Graçanicë është i ndërlidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale në Kosovë, por me “shpalosjen e politikës së re”.
“Zyra për Kosovën me shpejtësi ka nis që të caktojë kuadrot dhe kjo ka të bëjë me dy çështje: së pari me përgatitjen e zgjedhjeve dhe me idenë e vjetër që të përdoren ndërmarrjet publike dhe së dyti që të tregohet një farë politike e re”, tha Janjic për agjencisë serbe Tanjug, transmeton Koha.net .

Ai ka përkujtuar se Trajkovic është deputete në Kuvendin e Kosovës dhe ka vlerësuar se udhëheqësi i ri i Shtëpisë së Shëndetit, do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale për Listën unike serbe.

Si faktor të tretë Janjic ka përmendur “ndërhyrjen” në sektorin e mjekësisë për të treguar se ata që duan të jetojnë nga puna në Kosovë duan ndryshime të shpejtuara, ndërsa ata të mëparshmit duan ‘status quo’.

“Ky ka qenë momenti më i keq i mundshëm që të shkarkohet kushdo qoftë”, tha Janjic.

“E gjithë kjo ka pasur mundësi dhe është deshtë të bëhet më herët- në këtë kohë parazgjedhore duhet ta kemi të qartë para se gjithash, se ndër të tjera kemi shkarkuar gruan e cila në të vërtetë ka patentuar Listën unike serbe”, ka thënë Janjic.

Ndërsa, të shtunën, drejtoresha e deritashme e Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë i ka thënë agjencisë serbe Tanjug, se për vendimin për ndërrimin e saj nga ky post ka marrë vesh sot rreth orës 15 dhe se është “shumë e befasuar”. Megjithatë, siç tha ajo, në “një farë mënyre e ka pritur atë”.

“Informata për shkarkimin tim për mua është befasi, jo edhe aq e madhe sepse, më 1999 socialistët më kishin dëbuar fare nga puna, kur mbeta edhe pa rrogë deri me ardhjen e Zoran Gjinxhicit. Ky shkarkim vetëm sa tregon kontinuitetin e politikës nga Milosevici te Dacicii”, ka thënë Trajkovic.

Sipas fjalëve të saj, nuk ka pasur fare ndonjë paralajmërim për këtë vendim nga ana e Qeverisë së Serbisë.

Më Shumë

PDK-ja në Prizren mori 15,546 vota

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të sigurojë 15,546 vota, që përbëjnë...

Kryetari i Prizrenit paraqet raportin vjetor të punës para qytetarëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka prezantuar sot para qytetarëve raportin e punës dhe angazhimit ekipor për vitin 2025. “Në kuadër të këtij...

Lajmet e Fundit