18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Jul Deda: Unë e fitova Big Brother Vip. Gjërat do sqarohen!

Aktori Jul Deda ka zgjedhur të flasë dy ditë pas finales se Big Brother Vip, me një video në Instagram. Juli falënderon mbështetësit e tij që e votuan këto 4 muaj. Ai thotë se me votat që ka marrë nga mbështetësit e ka fituar Big Brother-in, por gjërat do sqarohen rrugës.

Mesazhi i Jul Dedës!

“Kalova katër muaj e gjysmë të vështirë në Big Brother. Të vështirë i thënçin sepse unë e kam shijuar pafund, jam kënaqur pafund me të mirat dhe të këqijat e tij. Normalisht aty njëri nga ne do të fitonte. Jam munduar të tregohem një person me ngjyra, me emocion, ndonjëherë edhe njeriu që bën llogari dhe lojë. Ppor jam munduar të tregohem i matur dhe pse ndonjëherë na ka rrëshqitur këmba dhe e kemi tepruar. E gjitha ndodhi sepse aty jo vetëm luhet, por edhe jetohet. Dhe në fakt unë i kam bërë të gjitha. Ka luajtur, kam jetuar, kam komunikuar, kam bërë për të qeshur, kam bërtitur, kam qeshur, kam qarë, i kam bërë të gjitha. Por ajo që ma ka bërë më të lehtë ketë rrugëtim ishte mbështetja juaj zemrat e mia. Një mbështetje organike, e dashur, jo me shumë lutje, dashamirëse, e pangjyrosur, jo me zor. Për këtë desha t’ju falënderoj. Desha të falënderoj familjen time që është përballur me shumë vështirësi duke qenë unë aty brenda. Unë ju falënderoj juve me përulësinë me të madhe. Keni qenë vërtet zemrat e mia. Rrugëtimi ky ishte. Unë jam i bindur që në këtë botë duhen thënë gjërat siç janë. Unë e di shumë mirë mbështetjen tuaj, votat që kam marrë, mesazhet. Unë nuk i ftova 100 mijë euro, ama ju fitova juve, me të cilët kam 20 vjet që jap e marr përmes profesionit. Kam fituar zemrat tuaja dhe jam krenar për këtë. Unë e di që me votat tuaja e kam ftuar Big Brother-in, por të gjitha do sqarohen avash-avash.”, thotë Juli ndër të tjera./dritare.net

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira, gjatë ditës mund të ketë shi e rrufe

Ditën e enjte mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.   Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira do të intensifikohen...

Moti sot me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.   IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende...

Lajmet e Fundit