13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Arrestohet njëri nga gjashtë anëtarët e familjes Likaj për plagosjen në fshatin Gjonaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren gjatë ditës kishte shpallur në kërkim gjashtë anëtarë të familjes Likaj nga fshati Krajk i Prizrenit për plagosjen në fshatin Gjonaj.

 

Pak orë pas shpalljes për kërkimin e të dyshuarve, Policia ka arrestuar Abedin Zenel LIKAJ, zbulon Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, të dyshuarit po kërkohen për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim i rëndë trupor“, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe” Pjesëmarrje në rrahje.

Në kërkim vazhdojnë të jenë:

Hajdin Zenel LIKAJ 13.05.1971, fshati Krajk, komuna e Prizrenit

Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968, fshati Krajk, komuna e Prizrenit

Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, fshati Krajk, komuna e Prizrenit

Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995, fshati Krajk, komuna e Prizrenit

Hajdar Abedin LIKAJ 22.07.1981, fshati Krajk, komuna e Prizrenit.

Ndryshe, kushdo që strehon kryesin e ndonjë vepre penale ose e ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave apo në ndonjë mënyrë tjetër rrezikon të dënohet.

Kujtojmë se vëllezërit Shaqir e Hajdin Likaj janë akuzuar për vrasjen e vëllait të tyre, Kujtim Likaj, në vitin 2015.

Ata akuzoheshin se më 31 gusht 2015, me dashje direkte dhe me paramendim ndërmarrin veprime me përdorim të armëve të zjarrit, duke e privuar nga jeta vëllain e tyre. Incidentit tragjik i kishte paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme si dhe konflikti verbal në ditën kritike lidhur me kalimin e automjeteve të dasmorëve nëpër rrugën e tyre të përbashkët./Gazeta Sinjali/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”

Në Prizren sonte hapet panairi i librit “Prizreni 2024”. Në panairin e sivjetmë do të marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, gjatë ditës mund të ketë shi e rrufe

Ditën e enjte mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.   Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira do të intensifikohen...

Lajmet e Fundit